Në përvjetorin e pesëmbëdhjetë të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, mëngjesin e së enjtes janë bërë homazhe te varri i tij nga politikanë të vendit.

Presidenti Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006.

“LDK-ja dhe Kosova e ndien mungesën e tij, një figurë historike që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se Rugova bëri bashkë shqiptarët rreth idesë së kauzës për liri e pavarësi.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nga Rugova kujtojmë përkushtimin institucional, qetësinë dhe durimin njerëzor.

Ndërsa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në homazhin e tij tha se Kosova është mirënjohëse Rugovës për kontributin për lirinë dhe pavarësinë të presidentit Rugova dhe se kujtimi për të është i përjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *