Spanja është duke e vuajtur përhapjen e koronavirusit edhe në humbjen e vendeve të punës.

Shkalla e papunësisë tani ka shënuar shifrën më të lartë që nga prilli i vitit 2017. Të dhënat tregojnë se 898,822 persona kanë humbur vendet e tyre të punës prej kur ka nisur masa e izolimit, duke përfshirë rreth 550,000 punëtorë të përkohshëm.

“Kjo është situatë absolutisht e pashembullt”, ka thënë Ministrja e Punës, Yolanda Díaz në një konferencë për media, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Spanja ka ndaluar daljet jo të domosdoshme dhe ka mbyllur shumicën e bizneseve deri në mesin e muajit mars.

Deri më tani është raportuar për më shumë se 10,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19 që shkakton koronavirusi në këtë shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *