Nga sot në Kosovë nis zbatimi i masave të reja kundër koronavirusit.

Pas miratimit nga Qeveria, masat e reja do të jenë të ndara në tri kategori të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit, dhe në to kategorizohen edhe komunat me numrin e rasteve të infektimit.

Prishtina dhe nëntë komuna të tjera që bëjnë pjesë në kategorinë e rrezikut të latë të përhapjes së infektimit, nga sot do të kenë të ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga ora 19:00 deri në orën 05:00. Gjithashtu, në këtë orar ndalohen edhe hyrjet-daljet e automjeteve në komunat përkatëse.

Në njoftimin e Qeverisë theksohet se vendimi do të vlerësohet pas dy jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *