Sulmet ajorore ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë u bënë për të shmangur gjenocidin, ka thënë ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb.
“Duhej të merrej një vendim, qëllimi ishte të shmangte një katastrofë humanitare, për të shmangur gjenocidin”, tha ai për N1, transmeton Klan Kosova.
Kjo deklaratë e diplomatit gjerman ka nxitur reagimin e kryetarit të Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq.
Popoviq ka reaguar duke thënë se ky është kulmi i cinizmit dhe vazhdimi i fushatës së disa vendeve perëndimore për të deklaruar popullin serb si gjenocidial.