Brenda periudhës 2010-2019 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 499 mijë persona, thotë një raport i ekspertëve nga Vjena.

Raporti i Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë ka përllogaritur të dhënat nga Eurostat për vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet jo anëtare.

Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende, transmeton Top Channel.

Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën.

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Skemat lehtësuese që vendet perëndimore si Gjermania kanë krijuar për thithjen e krahut të punës janë një faktor tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *