Në Mal të Zi është miratuar rezoluta që njeh si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë gjatë vitit 1995 nga forcat ushtarake serbe.

Në korrik të vitit 1995, më shumë se 8,000 meshkuj boshnjakë mysliman u vranë në Srebrenicë të Bosnjës.

Gjatë javës së kaluar, parlamenti në Mal të Zi miratoi rezolutën që ndalon mohimin publik të ekzistimit ose relativizimin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë.

Pas kësaj, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai iu drejtua popullit serb në Mal të Zi, duke thënë se “rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lart”, transmeton EuroNews Albania.

Qëndrimeve nga Beogradi iu është përgjigjur zëvendëskryeministri malazias Dritan Abazoviç i cili i ka kujtuar Beogradit se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij.

“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”,  ka thënë Abazoviç.

Çfarë thotë Rezoluta për Srebrenicën?

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *