Bashkimi Evropian i ka rikujtuar Kosovës marrëveshjen e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ka kërkuar zbatimin e saj.

Në Raportin vjetor të Progresit, publikuar të martën, i është kërkuar qeverisë kosovare të zbatoj këtë marrëveshje.

“Është një ligj i cili është i pranishëm dhe ligji duhet të zbatohet, por i takon palës kosovare se si saktësisht dhe çfarë forme do të marrë kjo. Nëse jo mendoj se duhet të ngrihet në BE dhe të diskutohet,” është shprehur Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, transemton Koha.net.

Pas pranimit të raportit, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se për muajt e qeverisjes së kabinetit që ai drejton është shënuar progres.

“Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe ato të BE-së,” ka thënë Kurti.

Në raport është theksuar se Kosova ka shënuar “përparim të kufizuar” në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit të fundit.

Në lidhje me këtë, Kurti tha se e nga 1 prilli deri më 30 shtator janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore. Ai tha se nga marsi kanë shkatërruar 29 grupe kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *