Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është bërë thirrje që të luftohen dukuritë të cilat pengojnë punë e gazetarëve.

Gjatë ditës hënë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar një fjalim para Kuvendit me “qëllim avokimin për lirinë e medieve dhe për krijimin e një ambienti të lirë e të papenguar të ushtrimit të profesionit”.

“Ne vazhdojmë t’i përsërisim thirrjet tona karshi institucioneve relevante që t’i bashkojmë forcat në luftimin e dukurive që kanë për qëllim pengimin e punës së gazetarëve dhe demotivimin në përmbushjen e misionit, që është informimi i drejtë për të gjitha zhvillimet me interes publik”, është  thënë në fjalimin e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, që u publikua më 20 prill dhe vlerësoi lirinë e shtypit, Kosova u radhit në vendin e 78-të, përkatësisht tetë pozita më keq se vitin paraprak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *