Amerikanëve u ofrohet vaksina e re kundër COVID-it

Shumica e amerikanëve duhet të marrin vaksinën më të fundit ndaj COVID-it, njoftuan të martën zyrtarët e shëndetësisë. Komisioni këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi vaksinat e reja për personat e moshës nga 6 muaj e lart, dhe ky sugjerim u mbështet menjëherë nga drejtorja e këtij institucioni. Ashpërsia e […]

Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën 20.000

Mbi 20,000 të vrarë është shifra e fundit nga lufta në Gazë mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.   Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë […]

“Krishtlindja na thërret të rilindemi në virtyte”, thotë Don Agim Qerkini

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, besimtarë katolikë u mblodhën të dielën për meshën e së Dielës, e cila këtë herë rastisi të jetë në vigjilje të Krishtlindjeve. Mesha në Katedralen “Shën Nëna Terezë”, këtë të diel ishte më e veçantë. Njerëz të shumtë morën pjesë në të Dielën e Katërt të Ardhjes, e cila […]

Izraeli vazhdon luftën derisa shtohen thirrjet për armëpushim në Gaza

Teksa ushtarët izraelitë vijojnë operacionin për shkatërrimin e Hamasit, qeveria izraelite po përballet me më shumë thirrje për armëpushim, edhe nga aleatët e saj. Thirrjet vijnë pas një seri sulmesh, përfshirë atë ku u vranë 3 pengje izraelite. Lufta ka rrafshuar pjesën dërrmuese të veriut të Gazës, duke vrarë mijëra civilë dhe zhvendosur popullsinë në […]

OSBE: “Angazhimi vendimtar” i Vuçiqit minoi procesin zgjedhor në Serbi

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) deklaroi të hënën se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Presidentit, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë minuar procesin zgjedhor në tërësi” të zhvilluar të dielën në Serbi. Sipas OSBE-së, këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për garë”, […]

Vuçiq shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, […]

Nominimet për “Golden Globe 2024”: Këta janë pretendentët kryesorë

“Barbie” dhe “Oppenheimer” kryesojnë nominimet në “Golden Globe Awards”. Filmi që ka thyer rekorde shikueshmërie “Barbie”, është nominuar në nëntë kategori ku më të rëndësishmet janë : “Aktori/ja më i/e mirë në një muzikal ose komedi” për Margot Robbie, “Aktori/ja më i/e mirë dytësor/e” për Ryan Gosling dhe Greta Gerwig është nominuar si “Regjisori/ja më i/e mirë”. Këngët […]