Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka fajësuar Kinën për përhapjen e koronavirusit në gjithë botën.
“Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë,” ka thënë Blinken për televizionin NBC.
Siç transmeton VOA, Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara”.
Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.