Vuçiq shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, […]

Vdes Andrew Strong, avokati mbrojtës i Haradinajt dhe Veselit

Pasditen e kësaj të hëne, është ndarë nga jeta avokati amerikan, Andrew Strong. Andrew Strong qe pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale. Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush […]

Nils Schmid: Vuçiq ‘ka vite që drejton politikën e mashtrimit’

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD) të Gjermanisë, Nils Schmid, ka deklaruar se Rusia për disa vite ka nxitur trazira në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun. I pyetur se çfarë mund të bëjë qeveria federale gjermane konkretisht në drejtim të stabilizimit të rajonit të Ballkanit, Schmid ka thënë […]

OBSH: Situata në Gazë pothuajse e pamundur të përmirësohet

Situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë do të jetë pothuajse e pamundur të përmirësohet, ka deklaruara të dielën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim […]

Prishtina zgjedhet “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë zyrtarisht të ditur se kryeqyteti i Kosovës është zgjedhur “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024. Kjo gjë do të ndikojë që Prishtina jonë të jetë një destinacion dhe qendër e shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjatë vitit 2024, raporton KosovaPress. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, […]

Narges Mohammadi: Populli iranian do ta mposht autoritarizmin

Populli iranian do ta mposht autoritarizmin dhe shtypjen, ka deklaruar fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi. Në fjalimin e saj, të cilin e dërgoi nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, Mohammadi tha se rezistenca e vazhdueshme dhe mospërdorimi i dhunës janë strategjitë më të mira për të sjellë ndryshim. “Populli iranian, me këmbëngulje, […]

Netanyahu ia shpreh Putinit paknaqësinë për qëndrimet e Rusisë ndaj luftës në Gazë

Në një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kritikuar Rusinë për qëndrimet e saja ndaj luftës që po zhvillohet në Rripin e Gazës. Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në […]

Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se SHBA po shpenzon shumë për Ukrainën

Një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike (NORC) ka treguar se 45% e amerikanëve mendojnë se qeveria amerikane po shpenzon shumë për ndihmën dhënë Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Kjo shënon një rënie nga sondazhi gjatë muajit tetor ku këtë mendim e kishin 52% e amerikanëve, megjithatë […]