Propozimet e reja nga Komisioni Evropian, për reformën e procesit të zgjerimit, janë mbështetur nga deputetët e Pralamentit Evropian.

Eurodeputetët kanë mirëpritur këto propozime, të cilat këkrojnë reforma para se të filloj hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Eurodeputetja hungareze, Kinga Gal nga grupi i parlamentar i partive popullore (EVP) u shpreh të hënën në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, se këto propozime janë një urë për të zgjidhur problemin e negociatave të ngecura me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, transmeton Top Channel.

Ndërsa, i ngarkuari i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se procesi i negociatave duhet të bëhet më i besueshëm.  

Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ishte temë bisedimi edhe në vizitën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me kancelaren Merkel të hënën në Berlin.

Merkel dhe Orban përforcuan qëndrimin, se samiti i BE-së në mars duhet të japë sinjalin e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *