Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e ka ripërsëritur qëndrimin e vendit të tij në lidhje me idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Pas takimit që pati të hënën me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diplomati gjerman tha se çdo ndryshim i kufijve, kudo, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë rajonin.

“Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, ka deklaruar Maas, transmeton REL.

“Këtë në të kaluarën e kemi refuzuar, edhe tani e hedhim poshtë, edhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht”, ka qartësuar Maas.

Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hedhur poshtë idetë për ndarje, duke i vlerësuar të rrezikshme ndërsa ka theksuar se integrimi evropian i rajonit nuk ka alternativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *