Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dërguar letër Përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të shprehur qëndrimin e tij në lidhje me rinisjen e dialogut.

Në fillim të letrës së Haradinajt, theksohet se një bisedë telefonike, e kërkuar nga Lajçak, “do të ishte e panevojshme.”

Më pas, duke shpalosur qëndrimin e AAK-së lidhur me dialogun, thuhet: “Për më tepër, e shoh qasjen e tanishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund.”

Në pjesën tjetër të letrës së Haradinajt vlerësohet roli i Kancelares gjermane Angela Merkel dhe ai i Presidentit francez Emmanuel Macron. Në fund të letrës, Haradinaj thotë se angazhimi i SHBA-ve ka rritur shpresat për dialogun Kosovë-Serbi, dhe se “ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *