Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet të hapin shumë shpejt negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht përparimin e këtyre dy vendeve në përmbushjen e reformave.
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, dokumenti i KE-së thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë rritur përpjekjet e tyre dhe kanë treguar rezultate të mëtejshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.
“Prandaj, baza e rekomandimit të Komisionit e vitit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është ende e vlefshme,” thuhet në dokument.
Sipas raportit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut ka treguar rezultate të prekshme në zbatimin e vazhdueshëm të reformave të lidhura me BE-në dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Për Shqipërinë, në raport thuhet se vendi ka treguar rezultate konkrete në zbatimin e vazhdueshëm të reformave të BE-së.
Lexo më shumë këtu