Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryesia e partisë ka vendosur që depuetët e saj të marrin pjesë në seancën e votimit për presidentin.
“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku, transmeton Gazeta Express.
Kreu i LDK-së poashtu u shpreh se me forcën politike që ka partia ka pasur dy mundësi ose të zgjedh obstruksionin ose të jenë pjesë e zhvillimeve.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votavave të deputetëve. Ndërsa, në raundin e tretë, presidenti zgjedhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh.
Në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.