Pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se partia që ai drejton pajtohet që të foromohet një qeveri e re.

“Jemi për atë që të bëhet një qeveri e re, që e ka parapa edhe Aktgjykimi i vitit 2014. Kjo qeveri do të zotohej me të gjitha kapacitetet në luftën kundër virusit korona, të punojë në zhvillimin ekomomik sepse do të ballafaqohemi me një situatë shumë të rëndë ashtu si po paralajmërohet.” ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shtuar se gjatë takimit nuk është diskutuar për ndonjë emër që mund të propozohet për kryeministër të ri.

Gjatë ditës, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zhvilluar takim me presidentin Thaçi. Pas takimit, Veseli është shprehur se “është hipokrizi” që në kohën e pandemisë të kërkohen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *