Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është hapur drejtimi studimor Ballkanistika që do t’ju ofroj studentëve mundësinë për të njohur gjuhët e rajonit.
Kjo gjithashtu do të thotë se për herë të parë nga viti 1999, në UP do të mund të mësohet edhe gjuha serbe.
Ballkanistika është një program studimor katërvjeçar, i cili është hapur në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës që nga ky vit akademik, me qëllim, ndër të tjera, që të promovojë komunikimin ndërgjuhësor dhe ndërkulturor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton REL.
“Është e dobishme të kuptohemi me njëri-tjetrin, para së gjithash dhe që për këtë nuk duhet të jetë vetëm gjuha angleze. Besoj se (Ballkanistika) do të jetë e dobishme për brezat e rinj”, ka thënë një 32 vjeqare nga Prizreni që ka zgjedhur të studioj në këtë drejtim.
Kurrikula e programit të studimeve në drejtimin e Ballkanistikës parashikon që përveç gjuhës shqipe dhe serbe, studentët të zotërojnë mirë edhe një nga gjuhët ballkanike, si boshnjakishtja, kroatishtja apo maqedonishtja. Gjithashtu, në vitin e katërt, studentët do të kenë mundësi të mësojnë një gjuhë ballkanike shtesë, sipas zgjedhjes, pra greqisht ose bullgarisht.
Lexo më shumë këtu