Të premten Qeveria e Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes që merret me menaxhimin e hekurudhave, ‘Infrakos’.
“Njësia për Politika dhe Monitorim të ndërmarrjeve publike ka rekomanduar që qeveria ta shkarkojë Bordin e Drejtorëve të NDërmarrjes Publike “Infrakos” për shkelje të detyrave fiduciare”, ka thënë Ministrja Rozeta Hajdari, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, në mbledhjen e qeverisë u votua edhe për shkarkimin e Bordit Mbikëqyres të ‘Trepçës’.
“Sipas ligjeve, qeveria mund t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye të besojë se i kanë shkelur detyrat fiduciare.” ka thënë Hajdari.