Numri i të infektuarve nga koronavirusi në gjithë botën ka arritur afër 3 milionë.
Saktësisht, të dhënat e fundit nga Johns Hopkins University tregojnë se janë 2,971,831 persona të infektuar, derisa numri i viktimave ka arritur 206,542 në gjithë botën.
Vendi me më së shumti të infektuar mbetet Shtetet e Bashkuara, me 965,910 të prekur, derisa e dyta është Spanja me 226,629.
Siç transmetojnë mediat e huaja, numri i të infektuarve mund të jetë më i madh për shkak të rasteve që janë duke u testuar dhe që mund të jenë të infektuar.