Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti është rritur numri i fëmijëve të braktisur në Kosovë.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se gjatë kësaj periudhe janë shënuar tetë raste të brakstisjes së fëmijëve, transmeton Koha.net.
Kjo dukuri shënon rritje krahasuar me dy tremujorët e fundit, sipas të dhënave të kësaj agjencie.
Në tremujorin e fundit, të katërtin të vitit 2019, ishin braktisur tre fëmijë, ndërkohë në tremujorin e tretë shtatë. Por numër më i madh ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, kur ishin braktisur 12 fëmijë.
Në tremujorin e parë të vitit 2019 ishin braktisur tre fëmijë. Pra gjithsej gjatë vitit 2019 janë braktisur 25 fëmijë.