Vetëm 13 gra janë kandidate për kryetare në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë.

Një hulumtim i Demokracisë në Veprim ka treguar se ky është numri i grave që garojnë për drejtimin e komunave, nga 167 kandidatë gjithsej.

“Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste.”

DnV ka publikuar të dhëna të tjera që tregojnë për përfshirje të ulët të grave në këto zgjedhje komunale.

“Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *