Zgjedhjet e 9 shkurtit, 28 subjekte politike me 1 mijë e 280 kandidatë aplikuan për certifikim
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se është përmbyllur periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,280 kandidatë, raporton Eo, transmeton Klankosova.tv.
Partitë Politike:
Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV), 110 kandidatë;
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 110 kandidatë;
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 110 kandidatë;
Srpska Lista, 48 kandidatë
Srpski Narodni Pokret, 12 kandidatë;
Fjala, 22 kandidatë;
Partia Librerale Egjiptiane (PLE), 60 kandidatë;
Nova Demokratska Stranka (NDS), 46 kandidatë;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), 41 kandidatë;
Socialdemokratska Unija (SDU), 40 kandidatë;
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), 25 kandidatë;
Yenilikçi Türk Hareket Partisi (YTHP), 25 kandidatë;
Jednstvena Goranka Partija (JGP); 29 kandidatë;
Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); 35 kandidatë;
Srpska Demokratija (SD), 13 kandidatë;
Partija Kosovskih Srba (PKS), 9 kandidatë;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), 12 kandidatë;
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH), 95 kandidatë;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), 56 kandidatë;
Kosova Adalet Türk Partisi (KATP), 1 kandidat.
Naša Bošnjačka Koalicija, 28 kandidatë.(koalicion)
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30, 110 kandidatë;
Koalicioni për Familje, 72 kandidatë;
PDAK – LPB, 100 kandidatë,
Koalicija Vakat, 48 kandidatë.
Narodna Pravda,10 kandidatë;
Opre Roma Kosova, 12 kandidatë,
Kandidat i pavarur: 1. Fatmir Bytyqi
Poashtu, bëhet e ditur se të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre. (klankosova.tv)