Dita përkujtimore e viktimave të Vukovarit me rastin e 30-vjetorit të rënies së qyteti kroat shënohet me një sërë ngjarjesh, e njëra prej tyre është edhe kortezhi përkujtimor.

Këtë vit, kortezhi përkujtimor, i organizuar në përputhje me masat epidemiologjike, udhëhiqet nga anëtarët e familjeve të të vrarëve dhe të zhdukurve, veteranët kroatë të luftës, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministri Andrej Plenkoviç dhe kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviç.

Këtë vit, në mesin e pjesëmarrësve është edhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Shefik Xhaferoviç, raporton Anadolu Agency.

Dita përkujtimore për viktimat e Luftës kroate dhe Dita përkujtimore për viktimat e Vukovarit dhe Shkabërnjës është një manifestim kombëtar që shënohet në Kroaci më 18 nëntor në kujtim të ditës kur u thye mbrojtja e qytetit të Vukovarit në vitin 1991.

Kjo ditë përkujtohet në kujtim të rënies së Vukovarit më 18 nëntor 1991, nën kontrollin e forcave okupuese të formacioneve paramilitare serbe dhe të Armatës Popullore Jugosllave (APJ). Rrethimi dhe beteja për Vukovarin zgjati tre muaj, nga 24 gushti deri më 18 nëntor 1991. Qyteti, i cili u shndërrua në një gërmadhë në kohën kur ra në duart e APJ-së, u mbrojt nga afër 1.800 pjesëtarë të forcave kroate. Linja e mbrojtjes ishte dhjetë kilometra e gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *