Gabriel Attal është emëruar Kryeministër i Francës, duke u bërë kështu kryeministri më i ri në moshë në historinë moderne të vendit.

Emërimi i Attal është bërë nga Presidenti francez Emmanuel Macron pas dorëheqjes së Elisabeth Bronen e cila mbajti postin vetëm 20 muaj.

Gabriel Attal, i cili është aktualisht ministër i Arsimit, ka marrë vëmendje të madhe pas emërimit. Tani, detyra e tij do të jetë ta udhëheqë Qeverinë e Francës para zgjedhjeve të rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Rritja e tij ka qenë e shpejtë. Para dhjetë vjetëve, ai ishte këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe anëtar i Partisë Socialiste.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *