Reperi amerikan 50 Cent e ka vendosur se për cilin kandidat do të votoj në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkaura .

Duke shkruar në Instagram, 45 vjeçari ka kundërshtuar planet e kandidatit demokrat Joe Biden për ngritjen e taksës më të lartë në 62%.

“Çfarë dreqin! (Votoni për Trump) Unë largohem,” ka shkruar reperi, duke shtuar se nuk i intereson nëse Trump nuk i pëlqen njerëzit me ngjyrë.

Reagimet në rrjetet sociale pas këtij postimi kanë qenë të shumta, derisa shumëkush i ka kujtuar 50 Centit se rritja e propozuar e taksës nga Biden parashikohet të jetë vetëm për të njerëzit shumë të pasur.

Në një postim tjetër, 50 Cent e ka rikujtuar se është në gjendje bankroti derisa ka shprehur pritshmëritë që në të ardhmen ta ketë më të lehtë për të marrë hua.

“Sapo e kujtova që jam në bankrot, dhe po kërkoj hua të mirë që të më ndihmoj”, ka shruar 50 Cent duke i bashkangjitur një foto të tij duke qeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *