E ardhmja e Gazës dhe Bregut Perëndimor duhet të jetë ndarja dhe jo konflikti, dhe për këtë duhet shikuar drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Këtë qëndrim Blinken e shprehu të hënën para gazetarëve në aeroportin Al Ula në Arabinë Saudite, duke thënë gjithashtu se udhëheqësit në Lindjen e Mesme janë të vendosur për të penguar përhapjen e konfliktit të Gazës .

“E ardhmja e rajonit duhet të jetë integrimi, jo ndarja dhe konflikti”, tha Blinken, duke shtuar se “për të realizuar këtë, ne duhet të shohim krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, deklaroi Blinken, transmeton VOA.

Në një deklaratë pas bisedimeve me Sekretarin Blinken, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman nënvizoi rëndësinë e ndalimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe nevojën për të krijuar kushte për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit. Mediat lokale kanë raportuar se kjo përpjekje synon të sigurojë që populli palestinez të marrë të drejtat e tij legjitime dhe të arrijë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Lexo më shumë këtu  

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *