Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) thotë se Rusia tani po e sheh si të mundshme përdorimin e armëve taktike bërthamore.
“Rusia tani ka më pak besim në aftësitë e saj konvencionale për shkak të gjithçkaje që ka humbur në luftën me Ukrainën”, thotë William Alberque, autor i raportit dhe Drejtor i Strategjisë, Teknologjisë dhe Kontrollit të Armëve në IISS.
Kjo do të thotë që armët bërthamore të Moskës me rreze më të shkurtër veprimi, të njohura si amë bërthamore jostrategjike ose NSNW – të prodhuara për përdorim në fushën e betejës – po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për Kremlinin, sipas zotit Alberque.
“Rusia ka raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme, që lëshohen nga ajri, toka dhe deti, të afta për të goditur rajonin me mbushje bërthamore dhe në gjendje për të rrezikuar të gjithë NATO-n. Aleancës i mungon aftësia për ta balancuar kërcënimin rus”, thotë ai, transmeton VOA.
Rusia ka vendosur armë bërthamore jostrategjike në territorin e Bjellorusisë aleate, vend fqinj me disa shtete të NATO-s. Javën e kaluar, Bjellorusia njoftoi se kishte miratuar një doktrinë të re ushtarake.
Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përmend gjithashtu analizën e publikuar në qershor nga analisti i njohur politik dhe ushtarak rus Sergei Karaganov, kreu i Këshillit për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes në Moskë, në të cilën ai rekomandon goditjen me një armë taktike bërthamore të një vendi evropian që përkrah Ukrainën, në mënyrë që të rivendoset politika e frenimit kundër NATO-s.
Lexo më shumë këtu
.
.