Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një deklaratë ku, ndër të tjera, thuhet se nuk ka marrëveshje sekrete për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratën e përbashkët të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe të dërguarit të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, thuhet se një plan i tillë kurrë nuk është diskutuar.

“I dërguari presidencial, Richard Grenell nuk ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë amerikane në të mbështeturit e marrëveshjeve të fundit për të rikthyer linjat ajrore, rrugore dhe hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë momentum të ri ekonomik” thuhet në deklaratë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në deklaratë gjithashtu u bëhet thirrje liderëve të Kosovës që të heqin plotësisht tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *