Që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dy vite më parë, deri sot janë vrarë 31.000 ushtarë ukrainas.  

Kështu ka deklaruar të dielën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas, në shënimin e dyvjetorit të fillimit të luftës nga Rusia ndaj Ukrainës, që nisi më më 24 shkurt 2022.

“Deri tani në këtë luftë janë vrarë 31.000 pjesëtarë të ushtrisë. Jo 300.000, jo 150.000, e as sa [presidenti rus Vladimir] Putin dhe rrethi i tij mashtrues kanë gënjyer. Por, sidoqoftë, secila prej këtyre humbjeve është flijim i madh për ne”, tha Zelensky, transmeton REL.

Kjo është hera e parë që Ukraina flet zyrtarisht në hollësi për numrin e përgjithshëm të ushtarakë të vrarë.

Zelensky shtoi se nuk do të flasë për numrin e të plagosurve, për shkaqe sigurie.

Zelensky pretendoi se humbjet e Rusisë janë 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.000 të plagosur në këtë luftë, që është shifër shumë më e lartë se vlerësimet e deritanishme, por e pamundur për t’u konfirmuar.

Rusia nuk i zbulon humbjet në luftë.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *