Takimi i paralajmëruar për ditën e hënë ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësuesve të partive parlamentare është shtyrë për një ditë tjetër.

“Njoftimi nga Kuvendi ka ardhur të premten në fund të orarit të punës dhe për këtë ka qenë e pamundur që të ftohen për të hënën në konsultime përfaqësuesit e partive parlamentare. Ata do të ftohen nga presidenti në ditët e ardhshme për konsultime”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit, transmeton Gazeta Express.

Gazeta shkruan se Thaçi, gjatë mëngjesit të së hënës, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Ata janë parë teksa futen në pjesën e Presidencës që ndodhet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *