Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostrave të premten pas mesnate.
Të infektuarit janë kryesisht raste kontakti dhe të hospitalizuar në Klinikën Infektive, thuhet në njoftim.
Tri rastet pozitive vijnë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135.
Nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Kosovë ka vdekur një person dhe janë shëruar 16.