Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi vazhdojnë të rriten në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat nga Johns Hopkins University kanë treguar se deri në ditën e sotme (e shtunë) numri i të prekurve është 278.458, derisa kanë vdekur 7159 persona.

Të premten u shënua numri më i madh i të vdekurve mbrenda një ditë, gjithsej 1423, transmeton Zëri i Amerikës.

Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut me 1867 të vdekur. Sipas të dhënave zyrtare numri i vdekjeve në rang shteti është trefishuar në tre ditët e fundit, në më shumë se 3 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *