Një dorezë e bardhë që këngëtari Michael Jackson e përdorte në koncertet e tija, është shitur në ankand për 85,000 funte.
Një blerës anonim e bleu dorezën e famshme gjatë një ankandi në Teksas, raporton The Sun. Ai gjithashtu ka pranuar edhe një letër që konfirmon se doreza ishte dhuruar donacion për Unicefin në vitin 1998.
Doreza e bardhë u bë pjesë e paraqitjeve të Jackson gjatë koncerteve të tij nëpër botë gjatë viteve 1980-ta.
Është raportuar shumëherë se për këtë dorezë, këngëtari kishte thënë: “E ndjeja se me një dorezë ishte bukur. T’i veshja dy më dukej tepër e zakonshme.”