Artisti zviceran, David Perez, ka punuar një mural për të falënderuar një pjesë të atyre që nuk po falënderohen sa duhet gjatë kohës së përballjes me koronavirusin.
Janë punëtorët e dyqaneve, që ai i quan heronjë, krahas puntorëve nëpër spitale.
Perez, 35 vjeç, ka zgjedh një nënkalim në qytetin Gland, ku ka vizatuar një portret të një arkëtareje në dyqan e cila mban një shishe sapuni, derisa aty është vendosur “Falemnderit” si njohje për punën që bëjnë punëtorët në dyqane gjatë ditëve të izolimit.
“Sot, do t’i kujtoj arkëtarët. Ata janë në vijnë e parë bashkë me infermierët dhe të tjerët,” ka thënë Perez për Reuters.
Ai gjithashtu ka treguar se planifikon të punoj edhe murale të tjera me temë të ngjashme.