Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje që të raportohen rastet e dhunës në familje.
“Qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria, ka shënuar rritje të rasteve të raportuar të dhunës në familje kudo në botë, por edhe në Kosovë. Të jesh mbyllur me abuzuesin është më keq se burg, sepse ata mund të përfitojnë nga situata e krijuar për të mos i lejuar partnerët të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë.”
Ajo theksoi se edhe Kosova ka ndërmarrë masa emergjente, që të lehtësohet mënyra e raportimit, që të sigurohemi që strehimoret janë të përgatitura dhe njëkohësisht janë tre numra që përgjigjen 24 orë për ju.