Të dhënat nga Earth Observation kanë treguar përqindjen e rënies në ndotjen e ajrit prej kur qytetet e mëdha evropiane fillun të aplikojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Kështu, rënie të koncentrimeve të dioksidit të azotit në ajër ka shënuar më së shumti Parisi, me 54%.
Ndërkohë, për shkak të karantinës, në Milano, Romë dhe Madrid është shënuar rënie deri në 45% e ndotjes së ajrit me NO2.
Këto ndryshime në ndotjen e ajrit pritet të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njerëzve. Të dhënat nga OBSH-ja kanë treguar në të kaluarën se rreth 7% e vdekjeve të parakohsme në botë ndodhin si pasojë e ajrit të ndotur.