Laura Foster
Korrespondente e shëndetësisë në BBC
Çdo ditë po i afrohemi gjetjes së një vaksine për të ndalur koronavirusin.
Por, ajo duhet të jetë e sigurt dhe të kryej punë.
Kjo nuk bëhet brenda natës.
Çfarë është një vaksinë?
Vaksinat janë një lloj kursi trajnues për sistemin imunitar të trupave tonë. Në mënyrë të padëmshme ato u tregojnë trupave tanë viruse dhe bakterie. Sistemet tona imunitare i njohin si pushtues dhe mësojnë si t’i luftojnë. Do të thotë, kur herën tjetër të përballemi me një sëmundje të vërtetë, trupat tanë veçse e dijnë si ta luftojnë atë.
Çfarë hulumtime janë bërë?
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 10 ekipe të ndryshme po punojnë në gjetjen e vaksinës.
Shpejt kjo u bë puna më e rëndësishme hulumtuese shkencore në botë, madje disa universitete kanë ndaluar projektet e tjera që të punojnë në këtë punë me orar të plotë.
Gjithashtu, janë duke u bërë prova në disa kafshë, dhe në njerëz.
Kur do të jetë gati vaksina?
Shkenctarët në Universitetin e Oksfordit thonë se ajo mund të jetë gati më së afërmi në Shtator 2020. Por, vetëm nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe në secilin hap të tij.
Nëse diçka shkon gabim? Kjo mund t’i kthej gjërat mbrapa. Shumica mendojnë se do ta kemi gati pas 18 muajve, që i bie pjesa e dytë e vitit 2021.
Pse kaq gjatë?
Epo, kërkohet shumë kohë të krijohet dhe të prodhohet një virus. Ka shumëçka që nuk kuptojmë rreth këtij koronavirusi, por e njohim kodin e tij gjenetik. Ky kod shërben si një model. Disa shkenctarë po marrin pjesë nga ai dhe po i kombinojnë me viruse që ekzistojnë, për të krijuar diçka që duket si ky koronavirus.
Idea është që kjo mund të provohet pastaj te kafshët apo njerëzit. Disa po e provojnë kodin e pandryshueshëm drejt në subjektin testues.
Kur shkenctarët të mendojnë se kanë gjetur atë që funksionon, duhet ta provojnë përsërësi, përsëri dhe përsëri, dhe të kalojnë në disa prova klinike për t’u siguruar që është efektiv dhe që nuk do të ketë efekte të paqëllimshme anësore.
Edhe pas gjithë kësaj, kjo vaksinë duhet të krijohet në masë të madhe dhe t’u shpërndahet njerëzve në gjithë botën.