Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së për hapat e ndërmarrë drejt formimit të qeverisë së re.
Takimi është mbajtur pasi presidenti i kishte kërkuar LDK-së të ofroj një kandidat për formimin e qeverisë së re, derisa partia e drejtuar nga Isa Mustafa është përgjigjur me kandidaturën e Avdullah Hotit.
“Ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe atë të BE-së sot i njoftova për hapat e ndërmarrë, pas vullnetit të shprehur nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, që të formohet një Qeveri e re.” ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Çdo hap i ndërmarrë është dhe do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës!”