Në Ditën për Personat e Pagjetur, shefi i misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, ka thënë se ka shumë arsye që ky mision të vazhdoj punën e vet.

“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar të punojmë së bashku me homologët tanë nga vendi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe për dhënin e përgjigjeve familjarëve dhe më të dashurve të tyre, jetët e të cilëve kanë ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë ai.

Wigermark, sipas një njoftimi për shtyp, ka folur edhe për arritjet e këtij misioni të BE-së. Ka thënë se nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më tani, “misioni ka kryer 651 operacione në teren për gjetjen e vendndodhjeve të personave të pagjetur, çka ka rezultuar nëidentifikimin e 456 individëve, përfshirë 311 personave të pagjetur”.

Duke e theksuar rëndësinë e ADN-së për identifikimin e suksesshëm të personave të pagjetur, Shefi i EULEX-it ka kërkuar nga familjarët e të gjithë personave të pagjetur që të japin mostra të gjakut për analiza të ADN-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *