Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve përmes një video-mesazhi në Facebook.

“E ardhmja e përbashkët që na pret” është shkruar bashkangjitur në videon e fjalimit të Kurtit në tremujorin e tij si Kryeministër i Kosovës.

Në fillim të fjalimit, Kurti ka thënë se çdo ditë ka qenë ditë ndryshimi, që prej se ai është në krye të qeverisë.

“Por, sigurisht, edhe ditë e rezistencës për sistemin e vjetër, i cili i shërbente një pakice të shoqërisë. Edhe pse duket se ka kaluar shumë kohë, me gjithë këto ngjarje që ndodhën, për mua ende është i freskët entuziazmi i madh i 6 tetorit” ka thënë Kurti, duke rikujtuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit.

“Në njërën anë, kemi vullnetin për ndryshim të qytetarëve, kurse në anën tjetër, kemi rezistencën që do vazhdimin e status-quos nga regjimi i vjetër. Unë kurrë nuk kam thënë që ndryshimi është i lehtë. Por, që ai është çdo herë i mundshëm. Kundërshtarët tanë, që janë kundër ndryshimit, e kanë shumë më vështirë sesa ne. Ata po duan ta ndërtojnë një makinë kohore, që na kthen të gjithëve mbrapa, dhe vendin tonë mbrapsht, në periudhën para 6 tetorit 2019.”

Kliko më poshtë për ta ndjekur fjalimin e plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *