Presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.

Ajo thotë se ShBA-ja mbetet e palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës, dhe u shpreh se mezi pret të punojë me Trumpin për të thelluar më tej aleancën strategjike.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trumpit dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lire”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

Në mesin e shumë urimeve për fitoren e Donald Trumpit si president i Amerikës, është edhe ai i mbesës së tij, Kai. Ajo ndau një fotografi krah gjyshit të tij në rrjetin social “X”, duke thënë se askush nuk kujdeset më shumë për Amerikën se sa ai.

“Askush nuk punon më shumë dhe nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. Urime gjysh, të dua”, ka shkruar Kai Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *