Figura të njohura republikane Nikki Haley dhe Mike Pompeo nuk do të jenë pjesë e një administrate të dytë Trump, ka thënë presidenti i zgjedhur.

Ai këtë vendim e zbuloi në llogarinë e tij në rrjetin sociaql Truth, ku zbuloi detaje të këtij vendimi, transmeton Telegrafi.

Haley ishte në një fazë ndër favoritët për të udhëhequr garën e republikanëve këtë vit, përpara se Trump të anashkalonte konkurrencën për të fituar nominimin presidencial.

Pompeo është një ish-Sekretar Shteti nën administratën e parë të Trump, por disa mbështetës të presidentit të zgjedhur kanë sugjeruar se ai nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë fushatë për të mbështetur ish-shefin e tij.

Ndryshe Trump ka konfirmuar edhe sot fitoren në shtetin e Arizonas, duke arritur të korr fitore në shtatë shtetet që ishin të pavendosur sa i përket asaj se për cilën nga dy partitë do të votonin. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *