Prokuroria në Prizren në bashkëpunim me policinë dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit kanë realizuar dy aksione të ndara në Prevallë kundër degradimit të ambientit.Bëhet e ditur se në të dyja rastet, në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, janë sekuestruar tre eskavator dhe një kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara janë duke u ndërmarrë veprime procedurale në drejtim të lëshimit të urdhërit të përkohshëm ndalues dhe paraqitjes së kërkesës në gjykatë për lëshimin e urdhërit ndalues përfundimtar së bashku me masën e përkohshme përkatëse”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *