Trajtimi i rasteve të profilit të lartë nuk ka shënuar progres, e disa prej tyre rrezikojnë parashkrimin, derisa për institucionet e drejtësisë sfidë mbetet edhe produktiviteti i seancave, ndërsa, paraburgimi po vazhdon të përdoret në mënyrë të tepruar. Kështu thotë raporti i EULEX-it lidhur me monitorimin e sistemit të drejtësisë.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tha se raporti nënvizon se rruga drejt përafrimit të Bashkimin Evropian kërkon një përkushtim të palëkundur nga udhëheqësit e institucioneve të sundimit të ligjit në të gjitha nivelet.Sipas tij ky raport i cili përfshinë gjetjet nga monitorimi i 300 rasteve, është dëshmi e rrugëtimit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Ndërsa, shefi i Njësisë së EULEX-it për monitorimin e rasteve, Hubert van Eck Koster u shpreh se rezultatet kanë munguar në trajtimin e rasteve të profilit të lartë, të cilat sipas tij rrezikojnë edhe disa të parashkruhen, ndërsa edhe paraburgimi vazhdon të përdoret në mënyrë sistematike.Sipas raportit, progres është shënuar në rastet e krimeve të luftës e edhe në luftimin e dhunës në baza gjinore.Komente për raportin e EULEX-it patën edhe krerët e institucioneve e sigurisë.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se në aspektin e hetimeve proaktrive ka bërë reforma të mëdha duke ngritur kapacitetet e inteligjencës.Ai shprehu përkushtimin e Policisë së Kosovë për të rritur efikasitetin në luftimin dhe parandalimin e sundimit të ligjit, raporton KosovaPress. (klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *