Alarm për Gjimshitin, rrezikon të mos jetë sërish në ndeshjet e kombëtares.

Kombëtarja shqiptare rrezikon të humbë kapitenin e saj për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Udinezes dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës me barelë. Media italiane raporton se qendërmbrojtësi mund të mos jetë i disponueshëm për Atalantën për një periudhë 20-ditore, çka rrjedhimisht do të thotë se mund të ketë humbur dy ndeshjet e kuqezinjve, ato me Çekinë dhe Ukrainën, të cilat do të luhen në Tiranë më 16 dhe 19 nëntor.

Gjimshti ka qenë vërtetë i pafat në Ligën e Kombeve humbi edhe dy ndeshjet e tetorit për shkak të dëmtimeve edhe ndeshjet e shtatorit dhe tetorit.

Kombëtarja shqiptare ndan vendin e dytë në renditje me 6 pikë së bashku me Gjeorgjinë, ndërsa e para momentalisht është Çekia me 7 pikë. Gjatë këtij kompeticioni kuqezinjtë nuk kanë pasur as shërbimet e Armando Brojës, i cili ka vuajtur problemet fizike të njëpasnjëshme gjatë vit të fundit. Kombëtarja shqiptare synon vendin e parë në grup, ndërsa në dyshim është edhe sulmuesi Rei Manaj. (Top Channel)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *