Fadil Islami është i dyshuari për plagosjen me thikë të katër personave dje në Ferizaj. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Islami kishte paralajmëruar këtë akt nga burgu i Dubravës ku vuajti dënimin me 15 vjet për vrasjen e gruas.

“Fadili kishte urrejtje të madhe për komunitetin RAE. Ai vazhdimisht thoshte se sapo të dilte nga burgu, do t’i vriste qytetarët e komunitetit ashkali. Ai e ndërlidhte këtë me një rast të luftës ku aludonte se dikush nga komuniteti i kishte dhunuar vajzën në luftë. Nuk e di nëse ka patur diçka të vërtetë, por vazhdimisht e përsëriste këtë frazë në burg”, ka thënë në kushte anonimiteti një ish-i burgosur që e njihte Fadilin brenda pavionit të përbashkët.

Madje Indeksonline mëson se Fadil Islami kishte një konflikt fizik me një të burgosur nga komuniteti RAE, për të njëjtën arsye.

Islami dje ka therur me thikë katër persona në Ferizaj. Bëhet e ditur se sulmi ndaj të plagosurve është bërë me pretendimet se ata ishin pjesëtarë të komunitetit në fjalë.Islami ishte liruar tri javë më parë në burgu pasi vuajti dënimin me 15 vjet për vrasjen e gruas.(Indeksonline)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *