Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”…

Komente si ky kishin shoqëruar lajmin se kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i këtij viti.

Që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur u dha ky lajm, liberalizimi i vizave ishte parë me shqetësim nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat brengoseshin se “ikja e trurit” mund të përkeqësohej.Instituti për Studime të Avancuara, GAP, raportonte se gati 30 për qind e qytetarëve të Kosovës planifikonin të emigronin nga vendi pas liberalizimit të vizave.

Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa është paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregojnë se ka pasur një rritje të numrit të aplikimeve për azil në BE.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, mestarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kanë emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë bërë gjithsej 3.950 kërkesa për azil – dukshëm më shumë sesa gjatë tërë vitit në katër vjetët paraprakë.

Numri më i lartë i kërkesave për azil këtë vit u regjistrua në maj, kur u bënë gjithsej 765 kërkesa. Pjesa më e madhe e tyre ishin bërë në Francë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.(gazetaexpress.com)

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *