“Ndoshta” dezinformatë nga vendet e treta, thonë dy institucionet e sigurisë ANB dhe UP.

Raportimet se po përgatitet atentat ndaj presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duket se janë dezinformata të shpërndara nga vende të treta.

Në këtë përfundim ka arritur Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë (UP) në Mal të Zi, raporton “Vijesti”, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ANB ka thënë se po punon për të vërtetuar nëse informacioni për atentat ndaj presidentit Millatoviq është i saktë apo jo.

Në njoftim thuhet se më 6 nëntor, ANB-ja kishte pranuar një informacion për kërcënimin e mundshëm ndaj kreut të shtetit malazez, për çka e kishte njoftuar presidentin në një komunikim të drejtpërdrejtë.

“Gjithashtu, Agjencia ka kryer një sërë aktivitetesh për verifikimin dhe thellimin e të dhënave të lartpërmendura, si dhe për të kontrolluar besueshmërinë e burimit. Në këtë drejtim, gjetjet e deritanishme nxjerrin në përfundimin se ndoshta bëhet fjalë për shpërndarja e dezinformatave nga vendet e treta”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ANB-së dhe UP-së së Malit të Zi.

Shtohet se ANB-ja në bashkëpunim me UP-në do të vazhdojë të zbatojë masat mbrojtëse të sigurisë në raport me Presidentin e Malit të Zi dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë. (klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *