E quan simbol të mbështetjes amerikane për popullin e Kosovës.
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, po qëndron në Kosovë. Gjatë ditës, ai është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ndërkaq, në orët e pasdites, Clark është pritur në takim edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ky i fundit tha se është kënaqësi takimi me gjeneralin e pensionuar.
“Gjithmonë kënaqësi takimi me Gjeneralin e pensionuar, Wesley Clark, i cili ka bërë aq shumë për të thelluar lidhjet e forta mes ShBA-së dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokues dhe simbol i mbështetjes amerikane për popullin e Kosovës”, shkroi Hovenier.
Të mërkurën, në një ceremoni solemne të mbajtur në teatrin shqiptar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, komuna e Çairit e populluar me shumicë shqiptare nderoi ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark “në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
Clark ishte komandanti suprem i NATO-s në Evropë gjatë operacionit të Forcave Aleate, i nisur për të dëbuar forcat jugosllave dhe serbe nga Kosova.(klankosova.tv)